×
  • Extra
  • Extra

    Fotoja prekëse: Vajza qëndron 7 orë mbi tavanin e makinës për të përshëndetur nënën në spital

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:22

    Kjo foto është shkrepur në Como të Italisë, ku ka protagoniste një vajzë e cila qëndroi me orë të tëra në këmbë, mbi kabinën e makinës, duke parë dritaren e spitalit ku ishte e shtruar nëna e saj me shpresën për të përshëndetur nënën e saj.


    Fotoja – e shkrepur nga Salvatore Amura, i cili banonte përballë spitalit, – tregon shpresën që ka vajza për të parë nënën, e cila ndodhet në izolim në një nga pavionet e Covid në spitalin Valuce në Como, një nga zonat më të prekura nga covidi.

    “Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njërëzit e tyre, ti bëjnë ata ti ndjejnë afër , kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë. Vajza qëndrone aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite , momenti kur unë bëra foton. Shpresojë që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”, ishin fjalët e Salvadores në postimin e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!