×
  • Extra
  • Extra

    Fotoja që ka përlotur botën: Babai bën tatuazh shenjën e operacionit të djalit të tij 6-vjeçar

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 10:41

    Një baba ka bërë një tatuazh në gjoksin e tij, i cili përputhet me shenjën që ka lënë ndërhyrja kirurgjike tek djali i tij gjashtëvjeçar, transmeton Reporteri.net.


    Joey Watts muajin e kaluar kishte një operacion për zgjerimin e një ene të gjakut, gjë që i la atij një shenjë të madhe në gjoks. Babai i tij, Martin, vendosi të bëjë tatu këtë shenjë, për t’i treguar vogëlushit të tij se nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

    Fotot të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale kanë prekur shumë njerëz të cilët po ashtu janë prindër dhe ndajnë të njëjtën dashuri për fëmijët e tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!