×
  • Extra
  • Extra

    Fotot që Hitleri urdhëroi të mos i publikoheshin asnjëherë

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 17:27

    Në kohën e tij Hitleri ishte shumë i kujdesshëm për pamjen dhe paraqitjen e tij, kështu që gjatë viteve 1930 Hitleri ndaloi shumë nga fotografitë e tij, sepse mendonte se ato nuk ishin “dinjitoze” për t’u parë nga publiku.


    Disa nga këto foto megjithatë përfunduan në duart e publikut në sajë të ushtarit aleat, Alf Robinson, i cili i gjeti brenda një libre në një shtëpi të shkatërruar në Gjermani, transmeton Reporteri.

    Bëhet fjalë për një libër nazit propagandues të quajtur Deutschland Erwache (Gjermania që u zgjua) nga autori Baldura von Schirach, i shkruar në vitet 1930.

    Në libër janë paraqitur disa nga fotot e Hitlerit me fëmijë me komente të tilla si: Të rinjtë e adhurojnë. Fëmijët përpiqen t’i afrohen për t’i dhënë lule.

    Autori nuk ishte aq poetik kur duhej të përshkruante fotografinë e Hitlerit në pantallona të shkurtra dhe poshtë saj kishte shkruar vetëm “Me pantallona të shkurtra”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!