×
  • Extra
  • Extra

    Fshatarët meksikanë e lidhin kryetarin për veture dhe e tërheqin zvarrë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 14:40

    Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Meksikës pasi e lidhën kryetarin e fshatit për një veture dhe e kanë tërhequr zvarrë nëpër rrugë pasi e nxorën nga zyra e tij.


    Policia ndërhyri për ta liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, për të cilin u raportua se nuk ka pësuar lëndime të mëdha.

    Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët që po kërkojnë nga ai përmbushjen e premtimit për riparimin e një rruge lokale. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në rajonin Chiapas për ta siguruar rendin publik pas kësaj ngjarjeje të pazakontë.

    Kryetarët e qyteteve dhe politikanët lokalë janë shpesh cak i sulmeve nga bandat e drogës, sidomos kur refuzojnë të bëhen pjesë e skemave kriminale të tyre, por ndodh më rrallë që zyrtarët të sulmohen për shkak të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

    Escandon tha se do t’i padisë personat e dyshuar për rrëmbim dhe vrasje në tentative, shkruan shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Disa persona u lënduan në përleshjen mes forcave policore dhe personave që kishin marrë pjesë në rrëmbimin e kryetarit. Në pamjet e siguruara nga kamerat shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga një veturë e madhe.
     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!