×
  • Extra
  • Extra

    Fshehu 40 mijë euro në furrë për të shmangur taksat, e fejuara ia djeg

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 19:41

    Kur ju shmangni taksat, një nga problemet është pastrimi i parave, me saktesisht fshehja e tyre. Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro.


    Burri, Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur gruaja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.

    Ngjara e pazakontë ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur sepse Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

    Shumën prej 40 mijë eurosh i dogji Silvia Moro, e bashkë-akuzuar, si i fejuari i saj, sipërmarrës. Ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrën e saj se nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.

    Për Guardia di Finanza pati dyshime se Vazzoleri kishte sasi të mëdha të parave cash në shtëpi dhe donte t’i fshehte për të parandaluar zbulimin e tij në ndonjë fushatë hetimore. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!