×
  • Extra
  • Extra

    Gazetari shtiret si refugjat, burri nga Serbia i kërkon 2.750 funte që ta dërgojë në Angli – mundohet ta mohoj kur e kupton të vërtetën

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 23:57

    Ky është momenti dramatik kur një burrë nga Serbia që merret me kontrabandim të njerëzve, i ofron një gazetari që ishte shtirur si refugjat që ta dërgojë në Angli për 2.750 funte.


    Gazetari i thotë kontrabanduesit që e quante veten Marko Hooman gjatë një takimi në një kafe në Calais, se e ka familjen në Birmingham që kanë “para”, transmeton Telegrafi.

    Hooman i thotë se duhet të paguaj një dyqan në Londër, duke u munduar ta bind se udhëtimi nëpër ujë është i “sigurtë, pasi që pasagjerët kanë jelekë me ajër, shoferë dhe se gjithçka është e sigurtë”.

    Gjatë takimit të tyre në Calais, ekipi i ITV zbuloi gjithçka duke e dokumentuar përmes kamerave të fshehta që u përdoren në këto “negociata”.

    E kur ky personi nga Serbia që e prezantoi veten si Marko, kupton nga gazetari që i shfaqet para shtëpisë në Birmingham se ishte pikërisht ai kur iu paraqit si refugjat ai refuzoi të fliste.

    Madje ishte konstatuar se edhe ai vetë kishte mbërritur në këtë qytet anglez rrugëve ilegale, duke insistuar në pyetjen se pse po merret me këtë veprimtari të kundërligjshme, madje në një moment e mohon se është Marko.

    Por kur gazetari ia kujton se kishin pasur një bisedë në lokal, ai largohet duke tentuar të shmang kontaktin me të në çdo mënyrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!