×
  • Extra
  • Extra

    Gazetarja i shkon me metër në zyrë “ekspertit të kibernetikës” Zafir Berisha, për ta vërtetuar se a është 1.83 metra i gjatë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 9:43

    Në zyrën e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, Zafir Berisha, ka qenë gazetarja e televizionit T7 e cila ka shkuar me një metër që ta zbulojë se a është e saktë gjatësia e tij prej 1.83 metra.


    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka emëruar së fundi Zafir Berishën si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave. Ky emërim u kritikua shumë nga qytetarët dhe jo vetëm, ku u shprehen se Berisha nuk është adekuati për këtë pozitë.

    Në një intervistë për Klan Kosova në ditë e emërimit, Zafir Berisha, ka ironizuar kur është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar detyrën e Koordinatorit Nacional për Kibernetik.

    “Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, ka deklaruar ai.

    https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/1723327904490045/

    E për ta vërtetuar se a është i gjatë aq, gazetarja e T7 e ka vizituar Berishën në zyre, ku me vete ka marrë edhe një metër.

    Koordinatori Berisha, doli të jetë i gjatë 1,80 metra deri te koka ndërsa së bashku me flokë 1.83 metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!