×
  • Extra
  • Extra

    Gjatë një aksidenti iu dogj tërë fytyra, fitoi këtë betejë të tmerrshme por kanceri ia mori jetën

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 13:51

    Jakvi Saburido, një grua fytyra e së cilës u shkatërrua pas një pas një aksidenti të tmerrshëm në vitin 1999, vdiq gjatë ditës së djeshme. Saburido ishte fytyra e një fushate kundër vozitjes në gjendje të dehur. Ajo vdiq  në Guatemale pasi një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Saburido ishte 40 vjeçe, transmeton Reporteri.net


    Ajo ishte  vetëm 20 vjeç në 1999 dhe filloi festën e saj të ditëlindjes me katër miq në Austin, Teksas, kur makina e tyre u përplas me një shofer të dehur që hyri në anën e tyre të rrugës. Dy udhëtarët e tjerë që ishin me të në makinë vdiqën menjëherë.

    Saburido pësoi djegie të shkallës së tretë  në mbi 60% të trupit pasi makina u dogj. Ajo bëri më shumë se 100 operacione për të riparuar djegiet në fytyrën dhe duart e saj.

    Në kohën e përplasjes, Saburido, e cila u rrit në  Caracas të Venezuelës, po qëndronte në Shtetet e Bashkuara për më pak se një muaj dhe nuk kishte sigurim shëndetësor. Llogaritë e saj mjekësore i kaluan 5 milionë dollarë. Shoferi i mjetit tjetër, 18-vjeçari Redzhi Stefi, u dënua me shtatë vite burg. Ai u lirua në vitin 2008.

    Pas përplasjes, Saburido u bë fytyra e një fushate për të mos vozitur në gjendje të dehur në Teksas, duke mbajtur shfaqje të shumta në shkolla dhe duke përdorur pamjen e saj për të vënë në dukje rreziqet e ngasjes nën ndikim.

    Image result for Jacqui Saburido,

    Dy herë u shfaq edhe tek Opra Winfree. “Edhe nëse kjo nënkupton të ulem këtu para kamerës pa veshë, pa hundë, pa vetullat, pa flokë, do ta bëj një mijëra herë nëse me këtë do ta ndihmojë dikë të marrë një vendim të mençur”, tha Saburida gjatë një prej fjalimeve të saj të shumta pas aksidentit. “Kjo është pjesë e misionit tim këtu në Tokë,” shtoi ajo.

    Nëse ky person dhe kjo fytyrë mund të ndihmojnë të tjerët, pse mos ta bëj? /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!