×
  • Extra
  • Extra

    Gjendet i ngordhur në Nartë Pelikani Kaçurrel

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:18

    Një Pelikan Kaçurrel është gjetur i ngordhur ne Lagunën e Nartës. Ky është pelikani i dytë i cili nuk dihet ende është qëlluar me armë gjahu apo ka rënë në kontakt me telat e korrentit, dhe ka ngordhur.


    Një Pelikan Kaçurrel është gjetur i ngordhur ne Lagunën e Nartës. Nuk dihet ende nëse ai është qëlluar me armë gjahu apo ka rënë në kontakt me telat e korrentit, dhe ka ngordhur.

    Shpendi i rrallë i cili është gjetur nga kalimtaret në të njëjtin vend ku u gjend i ngordhur dhe pelikani tjetër i të njëjtit lloj, raporton shqiptarja.com.

    Pelikani Kaçurrel dhe autokton në Shqipëri, konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë Mesdheun që preferon të rritet Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës në Vlorë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!