×
  • Extra
  • Extra

    Gjërat që s’duhet t’ja fshihni kurrë partnerit

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 23:35

    Mund të mendoni se një gënjeshtër a një sekret i vogël s’do t’i prishte punë partnerit apo lidhjes suaj, por kujdes! Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ka disa gjëra delikate që s’mund kurrsesi t’ja fshehësh partnerit nëse doni një lidhje dhe më pas një martesë të shëndetshme.


    1. Historitë e tua seksuale

    Sigurisht që mund të shmangësh detajet sepse nuk i detyrohesh askujt për shpejgime të hollësishme.  Me partnerin aktual mund të diskutoni shqetësimet që lidhen me jetën tuaj të mëparshme seksuale, mënyra se si eksperiencat kanë ndikuar tek ty dhe mirëqënia jote. Edhe nëse keni patur histori shtatzënie apo aborti e mira është të mos e mbani të fshehtë. Madje të tilla gjëra duhet të tregohen që në hapat e parë të lidhjes, që personi tjetër të mendohet, të përgatitet për hapin e radhës dhe të marrë përgjegjësitë që i takon secilit për një lidhje të shëndetshme.

    2. Sëmundje me të cilat përballeni

    Nuk është e shëndetshme, përveç të tjerave t’i fshihni partnerit një sëmundje nga e cila vuani.  Nëse keni apo keni patur një problem shëndetësor dhe jeni të frikësuar nga reagimi i partnerit prandaj nuk ja thoni, mendoni gabim. I detyroheni njeriut me të cilin do të kaloni jetën të tregoheni i sinqertë. Të ndash probleme të tilla (që janë krejt normale) ndihmon gjithashtu në përmirësimin e shëndetit aktual.

    3. Si i shpenzon vërtet paratë

    Ai duhet ta dijë nëse fiksimi më i madh i gruas së tij janë këpucët ose çantat, pasi vetëm kështu do të mund të shmangni ato sherret e papritua që vijnë kur zbulohen blerjet surprizë.

    4. Me kë e kalon pjesën më të madhe të kohës

    Nëse partnerit/es nuk i pëlqen grupi juaj shoqëror ju mund ta diskutoni këtë dhe të vazhdoni t’i takoni ato, por nëse e fshihni këtë fakt dhe filloni takoheni fshehurazi, ky po është një problem. Një veprim i tillë tregon se ti nuk e merr për bazë mendimin dhe aprovimin e njeriut që ke në krahë.

    5. Problemet që ke në punë

    Duke ja fshehur debatet, streset dhe gjithçka tjetër që ty të mundon në punë partnerit, thjesht sa po i përkeqëson gjërat. Situata do të qartësohet nëse ti i ndan problemet e punë me njeriun që ke më afër. E kundërta do të ndodhë nëse vijon t’ja mbash sekret. Përveç stresit të punës do të shtohet një tjetër shqetësim:lidhja!

    6. Lidhjet serioze të së kaluarës

    Mund të mendoni se s’po bëni asnjë gabim duke ja fshehur, por ja që pas 7 vitesh dashuria jote e shkuar shfaqet para jush dhe bashkëshortit s’do t’i pëlqejë fare po fare situata e krijuar. Diskutojini me njëri tjetrin marrëdhëniet e shkuara, që nesër askush të mos surprizohet nga një vizitë apo telefonatë e ish-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!