×
  • Extra
  • Extra

    Gjesti i mirë i policit të Kosovës: Ndihmon të moshuarën për të kaluar rrugën

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:42

    Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet me besueshmërinë më të madhe nga qytetarët e Kosovës.


    Ata e kanë dëshmuar me qindra herë se janë në shërbim të qytetarëve dhe se shërbimi i tyre shpeshherë e tejkalon detyrën e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Një gjest i një polici të Kosovës së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale. Ai është fotografuar nga qytetarët teksa ndihmon një grua të moshuar për të kaluar rrugën.

    Fotografia besohet se është shkrepur diku në Gjilan, gjersa ka marrë shumë pëlqime dhe komente në rrjetet sociale. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!