×
  • Extra
  • Extra

    Gjetja e parave në rrugë – shenjë se universi po tenton të komunikojë me ju

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:55
    Fortunate woman picking up money found on the street pavement, fifty euros on the ground

    Universi gjithmonë punon për t’iu siguruar gjërat për të cilat keni nevojë. Kur është puna për para, qoftë edhe në sasi të vogla, mund të bëjnë ndryshime.


    Nëse keni mbetur totalisht pa para, nuk jeni të sigurt nëse do t’ia dilni mbanë dhe gjeni kartëmonedha kur vini në punë, duhet ta merrni këtë si shenjë.

    Sigurisht, paratë nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme në botë, por megjithatë janë të rëndësishme. Kur është fjala për gjetjen e parave, duhet të merrni parasysh shumën që e keni gjetur dhe të shihni se çfarë thotë numri. Mund të jetë mënyra me të cilën Universi po flet me ju, transmeton Reporteri.net

    Kur jemi në rrugën e duhur, fillojmë të vëmë re shumë gjëra dhe gjetja e kartëmonedhave dhe monedhave do të bëhet e zakonshme. Këtë gjithashtu duhet ta shikojmë edhe përmes  prizmit të numerologjisë. Disa numra mund të përpiqen t’ju kujtojnë që të qëndroni pozitiv.

    Dhe të tjerët mund t’ju paralajmërojnë që të ngadalësoni ritmin. Disa njerëz shpesh mendojnë se gjetja e monedhave është një shenjë që një person i dashur që nuk jeton më po kujdeset për ty, por kjo është diçka që duhet të kuptosh vetë. Gjetja e parave gjithashtu do të thotë që engjujt dhe shpirtrat ju tregojnë se jeni shumë të vlefshëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!