×
  • Extra
  • Extra

    Gjirafa e porsalindur në Kopshtin Zoologjik të Bazelit pagëzohet me emër shqiptar

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 18:41

    Lindja, ashtu si dhe ikja nga jeta, e kafshëve në kopshtet zoologjike në Zvicër zakonisht bëhen ngjarje mediale. Kështu ka ndodhur edhe me lindjen e një gjirafe në Kopshtin Zoologjik të Bazelit.

    Gjirafa “e vogël” ka ardhur në jetë më 27 mars të këtij viti, ndërsa mediet lokale të Bazelit këtë njoftim e bëjnë sot, më 4 prill, duke treguar edhe emrin e kafshës simpatike e paqësore.

    Dhe ky emër, për befasinë tonë është: “Qendrim”. Nuk dihet tash për tash preteksti ose motivi për pagëzimin me këtë emër, por gjithçka lë të kuptohet se bëhet fjalë për emrin e njohur shqiptar, Qëndrim, transmeton Albinfo.ch.

    Siç ka bërë të ditur kopshti zoologjik në një njoftim për media, të përcjellë nga telebasel, Qëndrimi, i biri i gjirafës 10 vjeçe, Kianga, në momentin e lindjes ka peshuar 71 kilogramë. Babai i Qendrimit është Xamburu, 10 vjeç.

    Që nga momentet e para të ardhjes në jetë, Qendrimi është treguar i fuqishëm dhe është ngritur në këmbët e veta vetëm gjysmë ore pas lindjes. Nuk ka shkuar as një orë e plotë deri në momentin kur ai ka filluar të thithë në gjirin e së ëmës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!