×
  • Extra
  • Extra

    Gjithmonë të uritur? Çfarë duhet të hani që të ndiheni të ngopur?

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 10:52

    Na ndodh shpesh që na merr shpejt uria, vetëm pak kohë pasi kemi ngrënë. Na ngelet të përqendrohemi tek ngopja. Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e ushqimeve në stomak sa më gjatë që të jetë e mundur sepse kur stomaku juaj është bosh, sinjalet biologjike të mbijetesës fillojnë të stimulojnë urinë. Pra, kur ngopja është e qëndrueshme, uria zvogëlohet.


    Plotësia e stomakut nuk është gjithmonë në lidhje me numrin e kalorive. Shpesh bëhet fjalë për vëllim – sasia e ushqimit të konsumuar për të njëjtin numër kalorish. Studimet vazhdojnë të tregojnë se njerëzit hanë për sasinë e ushqimit, jo për kaloritë.

    Katër kategoritë ushqimore që mund të rrisin ndjenjën tuaj të ngopjes: ujë, ajër, fibra dhe proteina. Të gjitha përveç proteinave, zgjasin ngopjen duke e mbajtur ushqimin në stomakun tuaj më gjatë. Proteina e rrit ngopjen përmes një lidhjeje stomak-tru, ajo sinjalizon trurin tuaj se jeni të ngopur.

    Ujë

    Uji është një mbushës i përkohshëm i stomakut, në çdo kohë të ditës. Kur shoqërohet me fibra (natyrshëm gjenden në fruta dhe perime), e rrit dyfish ndjenjën e ngopjes. Uria shpesh ngatërrohet me etjen – dhe pirja e një gote të madhe uji shpesh mund të rregullojë ndjenjën e perceptuar të urisë. Shumë fruta dhe perime kanë më shumë se 90% ujë. Mbani shënim:

    · shalqi
    · tranguj
    · domate
    · karrota
    · brokoli

    Ajri

    Ajri rrit vëllimin në disa ushqime dhe hollon kaloritë. Meqenëse vëllimi i ushqimit është shumë më i madh, ai ju mbush barkun.

    Ushqime si:

    • kokoshkat

    • grurë ose oriz

    • ëmbëlsira me oriz

    Fibra

    Fibrat janë një lloj karbohidratesh që nuk treten nga trupi. Përveçse sigurojnë shëndetin e zorrëve, fibra siguron edhe plotësi. Gjithashtu fryhet në stomak kur kombinohet me ujë dhe ushqimi del më ngadalë nga stomaku – duke ju mbajtur më të ngopur për më shumë kohë. Synoni të paktën 20 gr në ditë.

    · Fasulet
    · Frutat e thata
    · Bizelet
    · Fara liri
    · Mielli integral

    Proteina

    Proteina rrit plotësinë përmes një veprimi në tru. Kur hahen, sinjalet nervore nga stomaku dërgojnë një mesazh që rrit ngopjen. Synoni të paktën 10-15 gr për racion duke zgjedhur këto ushqime:

    • kos të thjeshtë me pak ose pa yndyrë

    • një vezë e zier shumë

    • ton peshku

    • gjizë me pak yndyrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!