×
  • Extra
  • Extra

    Gjuetari goditet për vdekje nga elefanti, e më pas hahet nga luanët

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 18:01

    Një gjuetar pa leje po tentonte të gjuante rinoçerontë në Parkun Nacional të Krugerit në Afrikën Jugore, gjersa u godit për vdekje nga një elefant dhe u “shqye” nga luanët.


    Gjuetar i u raportua të ketë humbur jetën pasi u godit nga luani, gjersa luanët u kthyen më vonë të ushqehen me të mbeturat e tij.

    Gjuetari thuhej të ketë qenë i përcjellë nga katër të tjerë. Pasi panë shokun e tyre duke u goditur nga elefanti, katër gjuetarët e tjerë u larguan me frikë dhe, më vonë u arrestuan nga policia, transmeton lajmi.net.

    Gjuetarët ishin të frikësuar sa që u detyruan të thërrasin policinë.

    Menaxheri ekzekutiv i parkut nacional, Glenn Phillips shprehu keqardhjen për viktimën dhe familjen e tij, por paralajmëroi se është shumë e rrezikshme që të hyhet pa autorizim në parkun në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!