×
  • Extra
  • Extra

    Gjyshi çon aksidentalisht tortën me marihuanë në spital

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 20:09

    Një në Mbretërinë e Bashkuar çoi rastësisht në spital, një tortë me marihuanë si një dhuratë falënderimi për infermieret.


    Incidenti ndodhi më 27 maj, sipas spitalit.

    Në një deklaratë lëshuar nga spitali, thuhet se stafi vërejti një erë të çuditshme që doli nga torta dhe thirri policinë, të cilët e shkatërruan tortën.

    Një gjysh ishte shfaqur më herët gjatë ditës me tortë të mbetur nga festa e ditëlindjes së 18-të të nipit të tij. Ai e mori me vete në stafin e pleqve si një mënyrë për të falënderuar ata për kujdesin për një nga anëtarët e familjes së tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

    Në fillim, menaxhmenti i spitalit mohoi ta ketë hëngër dikush tortën, por policia konfirmoi se ishte ngrënë në lokal. Më pas nga spitali doli se vetëm një anëtar i stafit kishte ngrënë një copë por nuk kishte ndonjë efekt nga ai.

    Gjyshi nuk ia kishte idenë se çfarë përmbante torta.

    Ndërsa nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër kundër gjyshit, policia i dha atij disa “fjalë të forta këshillimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!