×
  • Extra
  • Extra

    Gjyshi i Edi Ramës një ish kampion në automobilizëm në garat shqiptare!

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 17:06

    Kryministri i Shqipërisë  Edi Rama, nuk di ti japë veturës, të paktën deri tani,mirëpo në një shkrim të botuar në gazetat shqiptare thuhet se gjyshi i tij, tani i ndjerë Vlash Rama, kishte marrë çmimin e parë në garat automobilistike të zhvilluara në Vlorë, në vitin 1931.


    “Konkurs Automobilistik në Vlorë”

    Me këte titull gazeta “Vullneti i Popullit” njoftonte, në fillim të muajit gusht të vitit 1931, se: ” … në 1 shtator 1931 do të zhvillohet në Vlorë konkursi automobilistik. Fituesi do të marë Kupa III “Vlora”, dhuruar prej N. S. Mbretërore Princeshës Myzejen Zogu. Gara do të zhvillohet në sheshin Vlorë – Nartë, në një qarkullim prej 26 km. Përveç fituesit të parë, që do të marë Kupën III “Vlora”, fituesit e tjerë do të nderohen me medalje ari dhe shpërblime në të holla. ”

    “… Në garë u përfshinë 8 makina, të markave të ndryshme. Midis konkurentëve shqiptar kishte edhe automobilistë të huaj. Kështu në orën e caktuar në programin e shpallur, ose, më mirë të themi në orën 16.oo – kur në shesh ndodhesh gjithë trupi i autoriteteve të nalta të qytetit, dhe një gjindje e madhe – të gjitha makinat konkuruese, tue pasun përsipër autoritetet organizuese, banë rrotullimin e inspektimit të pistës të garës automobilistike, shkruan ekskluzive.al.

    Automobilistat pjesëmarës qenë: Urbanni Inoçente; Gjysh Ibrahimi; Vlash Rama; Shyqyri Arapi; Jakup Jaçe; Z. Dino; Allegro Roberto; dhe Giulio Ara. Bredhja qe e lumtur për të gjithë garuesit mbasi, falë fushës të mirë, nuk ndodhi asgjë e papritur. Konkurentët, megjithëse nuk kishin makina sportive për këtë lloj gare nuk deshën ta shëmtojnë ambientin entuziasmues, dhe, të gjithë dhanë tërë energjinë e teknikës së tyre më të mbaruar. Përfundimet qenë tepër të pëlqyeshme.”

    “Gazeta Shqiptare” dhe “Vullneti i Popullit” shkruajtën, në rubrikat përkatëse, se” … Kupa e N. S. Princeshës Myzejen Zogu, Kupa III “Vlora”, fitohet prej zotit Vlash Rama, i cili, me një makinë të markës “Reo” përmbushi të 26 km e fushës në kohën 21’8″. I dyti pasoi Gjysh Ibrahimi me makinë tip “Bianchi”, duke e përmbushur rrethin në kohën 25’5″.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!