×
  • Extra
  • Extra

    Glauk Konjufca si gjimnazist në vitin 1997 fliste për mbylljen e shkollave shqipe nga serbët

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 15:21

    Ishte viti 1997, kur pushteti jugosllav kishte mbyllur shkollat dhe institucionet tjera arsimore në Kosovë. Nxënësit mësonin nëpër shtëpi dhe në këtë formë nuk ndalej arsimi shqip megjithë vështirësitë.


    Gazetari Nuhi Bytyqi kishte realizuar një dokumentar që ishte trasmetuar në Televizionin Shqiptar.

    Pjesë e këtij dokumentari, sic shkruan Magazina.al, ishte edhe nxënësi i shkollës së mesme, Glauk Konjufca.

    Gjimnazisti nw këtë intervistë fliste për vështirësitë që kishin nxënësit të mësonin nëpër shtëpi shkolla.

    “Shkolla jonë ka mjaft kushte të vëshira, por meq populli shqiptar i ka kushtuar një rëndësi arsimit, ne kemi disa njerëz që i kanë kushtuar rëndësi arsimit dhe lëshuan shtëpitë për shkolla”, kishte deklarauar Konjufca.

    Magazina.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!