×
  • Extra
  • Extra

    Grindja më brutale mes princërve britanikë: ‘Ti je idiot’

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 18:44

    Dokumentari i ri “Mbretëria në luftë” ka treguar se grindja midis princave britanikë i ka rrënjët në të kaluarën e largët. Djali më i ri i Mbretëreshës Elizabetë, sipas mendimit të Charles, nuk ndalon së “futuri hundët” aty ku nuk duhet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Princi Charles dhe Edward, raportohet se kishin pasur një grindje në vitin 2001, kur Princi William u regjistrua në Universitetin e Shën Andrew. Pallati pastaj lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej se mediave do t’u lejohej të merrnin pamje të Uilliamit  në universitet dhe pas kësaj duhej “ta linin princin në paqe”.

    Megjithatë, në ceremoni u pa edhe një tjetër ekip mediatik, të cilët deklaruan se punonin për princin Edward. Atëherë thuhet se princi Charles e quajti  princin Edward idiot.

    “Ju po veproni shumë keq, dilni menjëherë nga  këtu”, ishte shprehur Charles. Dokumentari gjithashtu pohon se rivaliteti nxitet edhe nga vetë mbretëresha, pasi ajo favorizon më shumë princin Edward./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!