×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja e zemëruar ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, pasi e zë duke shikuar gra të tjera

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 15:56

    Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra të tjera, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Një video e postuar në mediat sociale, që është bërë virale, tregon se shkalla e zemërimit të saj me të dashurin ishte aq e madhe, saqë e godet më shumë se një herë.

    Zemërimi arriti kulmin kur ajo filloi të ndjekë të dashurin e saj nëpër aeroplan, në fluturimin Miami – Los Angeles  duke e goditur atë me laptopin që e kishte në dorë.

    Pasagjerët tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.

    Shikoni videon:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!