×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja gjen kuletën që i kishin vjedhur 31 vjet më parë

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 19:00

    Ishte vetëm 24 vjeçe, kur i vodhën kuletën nga çanta. Pas 31 vitesh, kuleta është rikthyer sërish në duart e saj. Të gjitha sendet e saj personale ishin akoma atje, vetëm paratë mungonin. Ajo ishte shumë e kënaqur.


    Ndërsa restauronin një park makinash në Winterthur, punëtorët kanë bërë një zbulim befasues.

    Në një bosht ventilimi, ata gjetën aksidentalisht një kuletë, e cila duket se kishte qëndruar atje për një kohë të gjatë.

    Kuleta kishte brenda jo vetëm kartat e kreditit me logot e vjetëruara dhe një kartë kursimi, por edhe dy bileta autobusi falas të vlefshme deri në fund të marsit 1988.

    Punëtorët i dhanë portofolin policisë së qytetit Winterthur. Më pas u zbulua se kuleta ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua.

    Meqenëse të gjitha sendet personale ishin përveç parave cash, zyrtarët ishin në gjendje të kontaktonin menjëherë gruan 56-vjeçare.

    Gjetja e kësaj kulete për gruan ishte si një udhëtim në të kaluarën, sepse shumë foto ishin në të, madje edhe një foto e burrit të saj me të cilin vazhdon të ndajë jetën.a

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!