×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja ther burrin e saj pasi i gjeti fotografi me “dikë tjetër”, harroi se ishte vetë ajo

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 12:26

    Një grua xheloze është arrestuar në Meksikë pasi ka therur me thikë burrin e saj. Kjo ka ardhur pasi ajo i ka gjetur në telefon disa fotografi të vjetra të burrit të saj duke kryer marrëdhënie seksuale me “një grua tjetër”, duke dështuar ta kuptojë se fotografitë ishin të sajat kur ishte e re.


    Gruaja, e njohur si “Lenora R” është arrestuar javën e kaluar pasi forcat e rendit u thirrën në një shtëpi në komunën e Cajeme, Sonora, për mosmarrëveshje në një familje.

    Kur policia arriti, ata gjeten burrin e Leonorës, i identifikuar si “Juan N” të therur me thikë disa herë në këmbë dhe në duar.

    Raportohet se sulmi ka ndodhur pasi Leonora gjeti disa fotografi eksplicite në telefoninë të shoqit, duke besuar se ishte një grua tjetër. Pa i dhënë hapësirë të sqarohej, Leonora filloi ta qëllonte me thikë dhe ta ofendonte Juanin.

    Policia njofton se Juan arriti ta hiqte thikën nga duart e gruas dhe ta pyeste se për çfarë fotografish po fliste. Pastaj ai ja shpjegoi se fotografitë ishin të tyre dhe ishin bërë kur Leonora ishte shumë vite më e re.

    Leonora tha se nuk e kishte njohur vetën pasi gruaja në fotografi ishte më e re, më e hollë dhe ishte e grimuar. Juan tregoi se ja ka shpjeguar të shoqes se fotografitë i kishte gjetur në një email të vjetër dhe i kishte ruajtur në telefonin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!