Gruaja më e dobët në botë peshon vetëm 25.4 kilogramë.


Deri te kjo peshë erdhi pas dietave ekstreme që kishte mbajtur për vite me radhë, transmeton Reporteri.net.

Sipas gjatësisë së saj 1,72 metra, ajo duhet të peshojë së paku 56 kg, sipas këshillave të mjekëve.

Reklamë

Lindur në Rusi, por që tani jeton në Monako, Valerie Levitin thotë se merr letra nga vajzat e reja të cilat dëshirojnë të arrijnë pamjen e saj.

“Kam marrë letra nga vajza të reja që duan t’i mësoj se si ta arrijnë pamjen time. Të gjitha letrat që kam marrë vijnë nga gra, kryesisht rreth 20 vjeç, të cilat më shohin si një lloj frymëzimi”, tha ajo.

E prekur nga letrat, Valerie vendosi t’u rezistojë kërkesave të fansave të saj dhe të marrë pjesë në fushatën kundër anoreksisë.

Ajo e ndau historinë e saj me të tjerët, në mënyrë që të tjerët të mos e kenë fatin e saj.

Anoreksia e bëri atë të vetmuar dhe jo tërheqëse për njerëzit përreth saj. /Reporteri.net

Reklamë

https://www.youtube.com/watch?v=sz-nPMTXduo