×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja më e shëndoshë e planetit gjen dashurinë, ai do ta ndihmojë të shtojë akoma më shumë peshë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 17:03

    Një grua, e cila dikur arriti peshën prej 362 kilogramë, por që i fejuari i saj ishte i zhgënjyer me pamjen e saj dhe e braktisi atë, e ka gjetur përsëri dashurinë dhe  edhe një herë shpreson të bëhet nusja më e madhe e Amerikës.


    Gruaja më e  e shëndoshë  në botë, Susanne Eman, është duke shkuar drejt martesës me një kuzhinier. Ajo shpreson se ai do ta ndihmojë atë të arrijë peshën e saj të ëndrrave prej më shumë se 730 kg, transmeton Reporteri.net

    Me burrin e saj të ardhshëm, u takuan në internet vitin e kaluar dhe brenda dy muajsh vendosën të bashkëjetojnë.

    Susanne u zotua të rikthejë peshën e humbur dhe menjëherë filloi të rimarrë peshën që humbi. Aktualisht peshon 272 kilogramë.

    I fejuari i saj Abbate ka shkruar disa libra për humbjen e peshës dhe të ushqyerit, por thotë se nuk dëshiron që Susanne të humbasë as edhe një kile të vetme.

    ‘Mendoj se është shumë sexy dhe shumë tërheqëse’, u shpreh ai. Çifti u takuan në internet dhe Abbaten nuk e kënaqë asgjë më shumë sesa përgatitja e ushqimeve për partneren e tij.

    Ai në një intervistë u shpreh se është mbështetës i madh i të dashurës drejt qëllimit për të qenë gruaja më e shëndoshë në Amerikë. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/HookedOnTheLook/videos/2242558925994839/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!