×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja me gojën më të madhe në botë, shikojeni se si i ha tri krofne përnjëherë

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 20:03

    Samantha Ramsdell ka mbledhur 1.7 milionë ndjekës mbresëlënës në aplikacionin e ndarjes së videove, falë klipeve të ushqimeve me volum të lakmueshëm – duke përfshirë një porcion me patate të skuqura të mëdha McDonald’s.

    Ajo mblodhi kaq shumë ndjekës në TikTok pasi postoi video në të cilat papritmas vendosi tri krofne përnjëherësh në gojë dhe bëmat e tjera që përdoruesit kërkonin.

    Falë gojës së saj jashtëzakonisht të madhe, ajo u kurorëzua zyrtarisht pronarja e gojës më të madhe femërore në botë në Librin e Rekordeve Guinness.

    31-vjeçarja nga SHBA-ja më parë pretendonte se kishte gojën më të madhe në botë dhe ajo njohje më në fund iu dha – të paktën gjithsesi në kategorinë e femrave.

    Tani ajo thotë se ndihet “e shkëlqyer” për faktin se mund të festojë avantazhin e saj të pazakontë, që e bënte të ndihej jashtëzakonisht e pasigurt më parë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Samantha Ramsdell (@samramsdell5)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!