×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja që jetoi 99 vjet me organet në vendin e gabuar

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 20:22

    Një njeri në kushtet e saj, do të kishte vdekur me kohë. Megjithatë amerikania Rose Marie Bentley, pronare e një dyqani ushqimor për kafshët, vdiq në tetor 2017 nga shkaqe natyrale, kur ishte 99-vjeç.


    Rose jetoi pa e ditur se organet e saj ishin vendosur në anën e gabuar të trupit, për shkak të një gjendjeje të rrallë kongenitale të quajtur “situs inversus levocardia”.

    Kjo anomali, zbulua nga studentët e anatomisë në Universitetin e Oregonit. Mjekët u habitën sesi Bentley arriti të jetonte kaq gjatë dhe shëndetshëm, pavarsisht nga gjendja e saj.

    Mëlçia, stomaku, dhe organet e tjera abdominale kishin kaluar nga e djathta në të majtë, dhe vetëm zemra e saj ndodhej në vendin e duhur. Kjo dukuri vërehet tek 1 në rreth 22.000 lindje.

    Ndërkohë vetëm 1 në 50 milionë të lindur me këtë gjendje të veçantë, mund të jetojnë deri në moshë madhore. Pasi kjo anomali mund të sjellë shqetësime kërcënuese për jetën, siç janë edhe defektet e lindura të zemrës. Deri tani, njiheshin vetëm 2 raste të tjera me këtë gjendje, që kanë jetuar mbi 70 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!