×
  • Extra
  • Extra

    Gurët misteriozë me qindra kufoma brenda: Askush se di kush janë, shkencëtarët nuk guxojnë t’i eksplorojnë

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 13:11

    Në pamje të parë këto struktura guri duken si kavanoza të mëdha për lule ose ndoshta disa tunele që çojnë në një bunker sekret nëntokësor. Por me sa duket këto struktura guri, të zbuluara kohët e fundit në Laos, kishin një qëllim shumë më keqdashës – kufoma njerëzish u gjetën në to, transmeton Repoerteri.net.


    Dhe kjo është gjithçka që dimë për to. Por këta nuk janë kavanoza të zakonshëm, me peshë mbi 10 ton janë të bëra me dorë diku rreth 2500 vjet më parë, por shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta gjejnë si mund të bëhej një gjë e tillë.

    Ato janë të vendosur në pjesët e largëta të Laosit, në krahinën e Xiangkhouang, ka struktura të ngjashme, por edhe skeletet e grupeve misterioze të njerëzve që me shumë gjasa i kanë përdorur këto struktura në ritualet e varrosjes së të vdekurve.

    Shtrohet pyetja se kush i ndërtoi këta “kavanoza të të vdekurve”, dhe sipas gjetjeve të arkitektëve australianë dhe atyre nga Laosi, supozohet se ato janë bërë në një zonë më të madhe. Kjo fushë mban rreth 400 struktura të tilla, gjersa në vendet tjera numri i tyre është 60 e më pak.

    Puna kërkimore në këto vende është shumë misterioze, por mbi të gjitha shumë e rrezikshme, sepse, sipas vlerësimeve rreth 80 milionë bomba të u hodhën në zonën e Laosit gjatë Luftës së Vietnamit. Shkencëtarët do të përdorin të gjitha të dhënat dhe informacionet e mundshme për të krijuar një version digjital të lokacionit dhe këtyre strukturave prej guri në mënyrë që komuniteti shkencor ndërkombëtar të mund të marrë pjesë dhe mund të kontribuojë në zbulimin e këtij misteri. /Reporteri.net

    Misteriozni ćupovi u Laosu | Author: Screenshot/Youtube

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!