Një burrë brazilian i cili në mes të rrugës dëshironte të grabiste një grua e pësoi keq, pasi qëlloi se ajo ishte zyrtare policore.


Në të njëjtën kohë kur burri po tentonte t’i afrohej, ajo nxori pistoletën dhe e qëlloi, transmeton Reporteri.net.

Hajduti i identifikuar si Francisko Gonsalves dos Santos, 40 vjeçar u shpall i vdekur në vend të ngjarjes.

Siç mund të shihet në pamjet nga kamerat e sigurimit, ai doli nga vetura dhe u nis kah gruaja. Kur tentoi ta plaçkisë, ajo menjëherë nxori armën dhe e qëlloi për vdekje.

Reklamë

Hetimet për këtë ngjarje në qytetin e Sao Paolos janë në zhvillim e sipër./Reporteri.net

https://www.youtube.com/watch?v=Tl55VzYC3z8