×
  • Extra
  • Extra

    Mërgimtari ironizon me rritjen e pensioneve në Kosovë, tregon pensionin “marramendës” që merr në Zvicër

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 8:57

    Pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje do të jetë 100 euro. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

    Rritja e pensioneve është përcjellë me shumë reagime, rreth asaj se a është e mjaftueshme.

    Duke komentuar këtë vendim, një mërgimtar nga Zvicra ka thënë se kjo rritje kaq e vogël është poshtëruese.

    Ai ka thënë se në Zvicër merr 5 mijë franga pension.

    “Tu e pa jeta qysh është këtu kjo është njëfar hajgare. Poshtëruese është me thanë, unë besoj që shumica e pensionistëve me i pytë thotë mos mi jep hiç. Unë jetoj në Zvirëc, 5 mijë e diçka franga e kom penzinë. Unë kur vij këtu harxhoj ma shumë, unë kur e shoh këta si jetojnë kurrë nuk kom mujtë me kuptu si jetojnë me 95 euro”, ka thënë ai për ATV.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!