×
  • Extra
  • Extra

    Hamëz Jashari i ri i mbush 20 vjet, familja mblidhet për të festuar

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 9:46

    Djali i Bekim Jasharit, Hamëza, dje i ka mbushur 20 vjet.

    Për të festuar ditëlindjen e djalit, njëherit përtrirësit të emrit të heroit Hamëz Jashari u mblodh e gjitha familja.

    Babai i tij Bekimi ka shkruar një status ku i uron gjitha të mira djalit të tij Hamzës.

    “Gëzim i pa përshkrueshëm me mixhën Rifat dhe familje duke festuar ditëlindjen e Hamëzes sonë të ri, emri i të cilit në çdo moment na kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes sonë për Liri e Pavarësi.

    Festat e tilla, lumturia e gëzimi në sytë e fëmijëve tonë para se gjithash na e kujtojnë rrugëtimin e familjes sonë dhe çmimin e lartë të Lirisë që kemi paguar historikisht si popull.

    I dashur bir nga zemra të urojmë ditëlindjen e 20-të, shëndet e gëzime paq tërë jetën!

    Vazhdo kështu të na bësh krenar me sjelljen, edukimin dhe angazhimin në formësimin tend profesional duke qenë i gatshëm t’i shërbesh atdheut dhe popullit tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre.
    Gëzuar!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!