Kandidati që garoi për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani e që i humbi këto zgjedhje thotë se ai dhe ekipi i tij ishin të sigurtë se do të fitonin pa balotazh.

Hasani në një intervistë për emisionin “n’Kosovë Show”, tha se qysh me shpalljen e kandidaturës së tij ai nuk ka menduar se do të ketë konkurrent në këto zgjedhje, shkruan Reporteri.net

“Unë kam pritur me fitu pa balotazh dhe jam kanë i sigurt. Unë po të them shumë sinqerisht se në fillim kur e kam shpallur kandidaturën, kam menduar që pa dashtë me i nënvlerësuar disa të tjerë që nuk kam me pas konkurrencë hiç në këto zgjedhje, por atyre bravo u koftë”, tha Hasani.

Reklamë

Ai gjithashtu tha se sondazhet i kane zgjedhur fitues me 60 ose 70 për qind por që sipas tij kishte parregullsi.

“Neve të gjitha sondazhet na kanë zgjedhur fitues, diku 60-70%. Unë dyshoj se ka pasur parregullsi të mëdha kemi edhe fakte”, vazhdoi ai.

Kujtojmë se Hasani u njoh edhe për deklaratën e tij, “Veturë Modeste”, e që ai posedon “Ferrari”.