×
  • Extra
  • Extra

    Hashtagu #literallyjustemergedfromthewoods arrin rreth 2.3 milion përdorues të rrjeteve sociale

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 10:07

    Pasi Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë, në një organizim politik i ka quajtur shqiptarët si ‘të ardhur prej mali’, duke mos qenë kjo deklarata e saj e parë raciste ndër vite, shqiptarët e Kosovës janë organizuar në rrjetin social Twitter.


    Heshtegu #literallyjustemergedfromthewoods – apo në shqip ‘të sapodalur nga mali’ ka arritur rreth 2.3 milion përdorues të rrjeteve sociale, me shqiptarët që kanë nisur këtë kampanjë për t’i treguar Brnabic për të arriturat e tyre në jetë, edhe pse ‘të dalë nga mali’.

    Njerëzit kanë postuar sukseset e tyre, pozitat e punës, Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin, fotografitë nga mali, fotografitë familjare dhe shumë kreativitet të lidhur me këtë deklaratë të panevojshme nga Brnabic.

    Krahas heshtegut të parë, shumë njerëz kanë postuar fotografi me heshtegun tjetër #PeopleFromtheWoods – apo njerëzit nga mali. Petrit Selimi, Vlora Çitaku, Gjeraqina Tuhina, gazetarë e personazhe tjera publike por edhe qytetarë kanë marrë pjesë me idetë e tyre në këtë fushatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!