×
  • Extra
  • Extra

    Hawaii, mësuesja e yogës mbijeton dy javë në pyll

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 19:12

    Pas dy javësh ankthi, shprese, lutjesh dhe përditësime të aktivitetit të shpëtuesve, në faqen e Facebook “Findamanda” më në fund festohet.


    U arrit qëllimi i lindjes së profilit, i cili në dy javë arriti të mbledhë rreth 25 mijë ndjekës, ajo e gjetjes së Amanda Eller, 35 vjeçares mësuese e yoga e humbur në pyjet e ishullit Maui në 8 mars.

    Gruaja kishte përfunduar në një luginë, ku kishte lënduar edhe këmbën. Mbeti aty për dy javë ndërsa grupet e vullnetarëve e kërkonin, derisa një helikopter më në fund e pa.

    Nga krevati i saj në spital, ajo zbuloi sesi arriti të mbijetonte vetëm duke ngrënë bimë lokale. Njohja e thellë e dashuaria e Amanda Eller për atë vend, i dhanë mundësinë të mbijetonte.

    Dhe ndërsa ajo, e vetme dhe e plagosur, luftoi për jetën në fund të një përroi, midis dy ujëvarave, familja e saj u aktivizua për ta sjellë atë në shtëpi. Ndihma e faqes “Facebook” të “Findamanda”, e krijuar ‘ad hoc’, është e rëndësishme, transmeton bw.

    Në ditët e gjata të hulumtimit, ishte e mundur që të rindërtoheshin me saktësi momentet e fundit të mësueses së yogës para zhdukjes së saj; u bënë apele me detajet e veshjeve; gjetja e makinës së gruas. Dhjetëra vullnetarë, pastaj, në terren, u kthyen duke u shtrirë në zona shumë të paarritshme të pyllit.

    Deri në zbulimin nga helikopteri dhe shpëtimi i dokumentuar në kohë reale nëpërmjet rrjetit social nga shpëtuesi Javier Cantellops.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!