Një adoleshent transgjinor, ka treguar në polici se ishte rrëmbyer dhe përdhunuar për tre ditë me radhë, nga tre burra dhe se kishte arritur të shpëtonte duke kafshuar penisin e njërit prej tyre.


Sipas 17-vjeçarit, ishte hera e parë që ai dilte i veshur si femër dhe se kishte shkuar në një klub homoseksualësh me disa miq të tij dhe aty u ngacmua nga një 34-vjeçar.

Kur adoleshenti kishte dalë jashtë për të marrë ajër të pastër, 34-vjeçari, së bashku me dy persona të tjerë, e kishin hipur me dhunë në një taksi dhe më pas e çuan në një banesë, ku e mbajtën për tre ditë.
Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pritet vendimi i gjykatës për dënimin e tyre.

Reklamë