×
  • Extra
  • Extra

    Historia e pacientit të parë me coronavirus në Itali: Do kem çfarë t’i tregoj vajzës

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 9:55

    Pacienti Nr.1 me coronavirus në Itali, i cili solli dhe konfirmimin e shpërthimit të virusit vdekjeprurës ndërmori një nismë për tu bërë pjesë e një gare prej 180 kilometrash në shenjë shprese pasi u shërua nga sëmundja në spital, edhe pse ju deshën javë të tëra në trajtim intensiv.


    Ai quhet Mattia Maestri, menaxheri 38 vjeçar i Unilever, i cili u shfaq me maskë dhe pranë grupit të tij. ‘ Ndihem shumë me fat’, thotë ai për mediat italiane.

    Maestri shkoi në spital me 18 shkurt me shenja gripi, por për shkak se ende nuk ishte konfirmuar ndonjë rast me koronavirus mjekët i thanë të shkonte në shtëpi. Gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët vendosën ti bënin tamponin, edhe pse u bë jashtë protokollit të ministrisë, pasi Maestri nuk kishte udhëtuar në Kinë dhe as nuk kishte pasur kontakt me ndonjë të infektuar në dijeni në tij: ‘Nuk e di si jam infektuar’, thotë ai.

    Ai u konfirmua me coronavirus me 21 shkurt, dhe u bë zyrtarisht rasti i parë i konfirmuar në Itali.

    Brenda disa ditësh, Italia u bë epiqendra e shpërthimit në Evropë, ku ende ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 pas Britanisë.

    Maestri kaloi gati tre javë në kujdes intensiv ndërsa babai i tij nuk mundi të fitonte betejën. Pasi ai doli nga spitali, gruaja e tij e cila ishte infektuar gjithashtu solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Giulian, fatmirësisht pa probleme.

    Sot ai është shëruar dhe shpreh shqetësimin e rritjes së rasteve në Europë. Ai nxit italianët të respektojnë tre rregullat e distancimit social, maskat e fytyrës dhe larjen e shpeshtë të duarve për ta mbajtur virusin nën kontroll.

    “Unë mendoj se nëse respektojmë ato dy ose tre rregulla të thjeshta që na kanë dhënë, ne do të vazhdojmë të shohim rezultate pozitive në Itali. Le të shpresojmë se kjo është mënyra e duhur për të fituar”.

    38 vjeçari thotë se do ketë një histori interesante për ti treguar vajzës: Ajo do mësojë se babai i saj është pacienti nr 1 me coronavirus në Itali dhe gjithë rrugëtimin tim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!