×
  • Extra
  • Extra

    Historia interesante që fshihet prapa “varrezave të gëzueshme”

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 15:43

    “Varrezat e Gëzueshme” janë qindra varre, dhe janë të lyera me ngjyra shumë të gjalla, dhe epitafet kanë poema komike. Një spektakël pamor që i ndihmon të afërmit të ruajnë kujtime të rëndësishme të të dashurve.

    Të ndërtuara në një mënyrë ndryshe, që s’të japin aspak përshtypjen e varreve ato më shumë duken si pjesë libri me shumë citatet e thënie interesante, nga vetë ata që janë të varrosur aty.

    Një burrë me emrin Stan Ioan Patras filloi traditën e këtyre varrezave që në vitin 1935. Punën e tij e vazhdoi njëri nga nxënësit e tij, Dumitru Pop (Tincu).

    “Varrezat janë vend unik i pelegrinazhit. Është një vend ku njerëzit vijnë për të mbajtur zi për të vdekurit e tyre, por mbi të gjitha është një vend që shpreh në një mënyrë shumë të thellë dhe optimiste kuptimet e vërteta dhe bukuritë e jetës”, thuhet në hyrje të varrezave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!