×
  • Extra
  • Extra

    Historia më e bukur e dashurisë: Sunduesi që kishte disa gra, por për njërën ndërtoi një “botë të re”

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 11:51

    Ndërtimi i Taxh Mahallës zgjati 22 vjet dhe kushtoi 32 milionë rupje indiane. Nëse i kthejmë në dollarë, shuma besohet se i kalon miliardat. Gjithsej 28 lloje gurësh të çmuar dhe gjysëm të çmuar janë përdorur gjatë ndërtimit.


    Disa u transportuan nga Kina, të tjerat nga Tibeti dhe disa prej tyre u vodhën nga ushtarët britanikë në konfliktin e vitit 1857. Kjo “Ëndërr mermeri”, siç e quajnë historianët e artit, është ndërtuar në brigjet e lumit Yamuna. Është interesante se në Taxh Mahallë njerëzit mund shkojnë vetëm me makina elektrike, e gjithë kjo për të ruajtur ngjyrën e bardhë të mermerit. Gjithashtu, siguria përreth ndërtesës është mjaft e madhe, transmeton Reporteri.net

    Treqind vjet më parë India sundohej nga Shah Jahan, i cili ishte në kulmin e pushtetit të tij. Shahu kishte shumë gra, gjë që në atë kohë nuk ishte e pazakontë, por asnjë nuk e dashuronte si gruan e tretë, Mumtaz Mahal, e cila lindi 13 fëmijë para vdekjes. Në lindjen e fëmijës së 14-të, ajo vdiq nga ndërlikimet, dhe pak para vdekjes së saj, Mumtaz Mahali kërkoi nga arkitektët më të çmuar të kohës për të ndërtuar mauzoleun e saj “një lloj bote që nuk ishte parë më parë”. Jahan vendosi të ngrejë një mauzole për dashurinë e jetës së tij, e cila është ende një nga simbolet e Indisë.

    Më shumë se 20,000 njerëz nga e gjithë Azia punuan për ndërtimin, dhe material u solli me më shumë se 1,000 elefantë. Në fund, pas njëzet viteve, Taxha Mahalla përfundoi.

    Ndërtesa është krejtësisht simetrike dhe vetëm varri i shahut prish simetrinë e saj. Gruaja e tij e dashur ishte varrosur drejt në mes dhe përkrah saj – duke prishur kështu përsosmërinë e kësaj ndërtese mahnitëse./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!