×
  • Extra
  • Extra

    Holandezi i artë që mposhti kancerin, noton 172 kilometra në kanalin që dikur përdorej për rrëshqitje mbi akull

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 17:44

    Në kohën kur Evropa po përgatitet për një valë të temperaturave të larta, një burrë holandez ka vendosur ta kalojë në not “rrugën” më të famshme të Holandës për rrëshqitje mbi akull. Kjo garë nuk është mbajtur në dy dekadat e fundit.


    Në vend se të rrëshqasë mbi akull në kanalin e ujit që është i gjatë gjithsej 195 kilometra, notari fitues i medaljes së artë olimpike për notim të maratonik, Maarten van der Weijden, ka vendosur ta “çajë” këtë kanal me duart e tij.

    Van der Weijden arriti në kilometrin e 172-të të kanalit të hënën në mëngjes në provincën veriore të Frieslandit.

    “I dua skijimin, ndihmën për të tjerët dhe caktimin e qëllimeve për vete”, i tha një televizioni notari 38-vjeçar.

    Përndryshe, Van der Weijden është person që i ka mbijetuar kancerit.

    Ai ia kishte dalë ta mposhtte leukeminë për ta fituar më vonë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekini 2008” në garën për notim prej dhjetë kilometrash, shkruan “The Guardian”, transmeton gazeta express.

    Të hollat e grumbulluara nga ky aktivitet do të dhurohen për kërkime shkencore lidhur me sëmundjen e kancerit.

    Kjo është përpjekja e dytë e këtij notari për ta kaluar me sukses tërë kanalin në not pasi kishte dështuar një herë vitin e kaluar. Ai pritet ta përfundojë notimin të hënën në mbrëmje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!