Horoskopi ditor, e enjte 8 prill 2021

Dashi

Do kaloni një dite te mbushur me momente te lumtura sot juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do jene me te forta nga sa kishit menduar. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse nuk duan te bëjnë gabime. Mire do jete t’i marrin gjerat shtruar. Ne planin financiar duhet te shmangni operacionet e mëdha dhe investimet. Situata nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

Demi

Te gjithë planetët do jene pranë jush gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë t’i shihni gjerat me një sy tjetër. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq emocionues sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni probleme pa fund. Gjendja nuk do jete e mire.

Binjaket

Do jeni realiste sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ruani një marrëdhënie te ngrohte. Nuk do kërkoni gjera te pamundura dhe do e respektoni mendimin e tjetrin. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme te cilat kane për te ndryshuar rrjedhën e jetës. Gjendja e financave nuk do ketë aspak probleme kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Gaforrja

Pas shume problemeve qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift, sot mund te mendoni edhe për një ndarje. Yjet këshillojnë te mos nxitoheni sepse mund te pendoheni tej mase. Beqaret do kenë një dite te favorshme, vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër. Financat do dini si t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Mund te shlyeni edhe disa borxhe.

Luani

Ka rrezik te bëni çmenduri sot ju te dashuruarit vetëm për te ruajtur një ambient te ngrohte dhe për te rikthyer edhe emocionet. Kishte kohe qe jeta juaj ishte shndërruar ne rutine. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë. Perspektivat ne planin financiar do jene goxha te mira. Do i kryeni shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha

Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur sot juve qe jeni ne një lidhje. Do keni zënka e debate te forta me personin qe keni ne krah. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse tregohen te pamatur. Jo te gjithë personat qe do i joshin do jene te sinqerte. Gjendja e financave do mbetet mjaft delikate dhe kjo për shkak te pamaturisë qe keni treguar.

Peshorja

Sot pasioni nuk do jete me i zjarrte ne jetën tuaj ne çift kështu qe here pas here mund te keni edhe mosmarrëveshje. Gjerat nuk do ecin sipas parashikimeve apo ashtu si ju keni dëshiruar. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do ndiqni disa strategji fikse ne mënyrë qe te stabilizoni situatën.

Akrepi

Venusi nuk do ketë ndikim pozitiv sot ne jetën tuaj ne çift prandaj mosmarrëveshjet ne çift do jene te njëpasnjëshme. Nuk do e ulni hundën për asnjë gjë, përkundrazi do kërkoni me ngulm qe te dale e juaja. Beqaret do fillojnë me ne fund një histori te bukur dashurie. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment.

Shigjetari

Do e thelloni marrëdhënien ne çift gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përjetoni emocione te paimagjinueshme se bashku. Beqaret do kenë një dite te tensionuar prandaj nuk do e kenë aspak mendjen për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do jeni gati te bëni çdo lloj gjeje ne mënyrë qe gjendja t’iu stabilizohet sa me shpejt te jete e mundur.

Bricjapi

Tregohuni bujare dhe tolerante me partnerin tuaj sot sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush dhe partnerit do mbetet e ngrohte. Beqaret do jene te vëmendshëm ndaj çdo personi qe do i joshe dhe do pranojnë te dalin me atë qe do ua mbushe mendjen me shume. Financat nuk do jene gjithë kohës te qëndrueshme kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Ujori

Do bëni mire te mos luani me durimin e partnerit tuaj sot sepse nëse ai mërzitet vërtet do keni debate te forta e probleme goxha serioze. Beqaret do e kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do e gjejnë dot atë. Asgjë nuk do ece si ata kane dashur. Ne planin financiar disa familjare do iu japin një ndihme dhe ju do dilni nga situata delikate.

Peshqit

Do jeni shume sensuale sot ju te dashuruarit dhe gjerat kane për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Do jepni shume nga vetja qe gjithçka t’iu ece mire. Beqaret do takojnë personin e ëndrrave dhe do fillojnë me te një lidhje afatgjate. Me financat do keni probleme serioze. Jo vetëm nuk do kryeni investime, por mund te mos ju dalin paratë as për te kryer shpenzimet me te nevojshme.