×
  • Extra
  • Extra

    Horoskopi javor – këto janë shenjat më me fat

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:05

    Për të gjithë juve që i besoni horoksopit, zbuloni se si do jetë shëndeti juaj, a do keni sukses në punë, e çfarë fati do keni në dashuri gjatë kësaj jave.


    Reporteri.net iu sjell parashikim e astrologëve për secilën shenjë.

    Dashi

    Më në fund jeni vetvetja, keni energji të mjaftueshme për çdo gjë që ia mësyni. I përfundoni ato që i keni nisur dhe bëni marrëveshje të mira. Mundohuni që të jepni çdo gjë nga vetja. Megjithatë, ende nuk është koha për një fillim të ri. Disa gjëra që i keni bërë më parë, mund të kthehen sërish në qendër të vëmendjes, projektet e vjetra, mund të jenë aktuale sërish.

    Sa i përket dashurisë – ajo është duke lulëzuar.

    Demi

    Keni probleme në punë dhe me kolegët. Tani për tani, për ju, më e rëndësishmja është që çdo gjë të përfundojë së shpejti. Mos u nervozoni shumë, por jepni çdo gjë nga vetja që sa më shpejt të filloni punën me bashkëpunëtorët e ri. Miqtë mund të ju vijnë në ndihmë, kështu që merrni parasysh këshillat e tyre.

    Jeta dashurore është në pauzë, për ju që jeni në ldihje mos e transmetoni nervozën tuaj tek partneri.

    Binjakët

    Keni kujdes kujt i flisni. Këtë javë, flisni sa më pak, vetëm shikoni dhe përkushtojuni vetes. Është koha për t’i përfunduar obligimet. Keni kujdes që të mos ofendoni një person të afërt për shkak se jeni të tensionuar.

    Shoqërohuni më shumë. Një person nga e kaluara mund të rikthehet sërish në jetën tuaj.

    Gaforrja 

    Mundohuni të fokusoheni tek problemet në punë. Sa më parë çojeni deri në fund çdo gjë që ju irriton dhe mos e mbushni veten me shumë emocione në punë. Mbase do të tensionoheni më shumë se zakonisht. Mundohuni të mbështeteni tek bashkëpunëtorët dhe ndihma që ata mund të ju ofrojnë. Kompromisi është i rëndësishëm, edhe pse nuk është sipas interesave tuaja.

    Marrëdhënia me partnerin mund të jetë e mirë nëse silleni me partnerin si me një mik. Ju që nuk jeni në lidhje, mos i shmangni flirtimet por mos u futni në një lidhje të re.

    Luani

    Jeni romantikë dhe në humor shumë të mirë këtë javë. Përmes miqve apo bashkëpunëtorëve mund të njihni një person të ri në rast se nuk jeni në lidhje. Nëse jeni në lidhje, mos i shmangni njerëzit e dashur, shoqërohuni, mos rrini thjeshtë me partnerin tuaj.

    Keni nevojë për më shumë kohë të lirë. Në punë nuk po shkon gjithçka si duhet, por përpiquni të rrini larg telasheve.

    Virgjëresha

    Mundohuni të mos e teproni me shumë angazhime këtë javë. Shumë gjëra, varen nga të tjerët. Mos planifikoni shumë, por punoni pak nga pak. Kjo nuk është periudhë e mirë për shpenzime. Kjo nuk ju bën të lumtur, po shumë shpejt gjithçka do të ndryshojë. Mos e kritikoni shumë veten për shkak të disa gabimeve.

    Marrëdhënia me partnerin mund të jetë pak e tensionuar.

    Peshorja

    Mundohuni të ndani jetën private me atë të punës. Shkoni në një udhëtim të shkurtër në rast se keni mundësi. Keni shumë plane rreth punës, por anuloni të paktën për pjesën e dytë të javës. Mos nxitoni me vendime. Mund të keni rritje të shpenzimeve, dhe kjo do të ju tensionojë.

    Mund të njiheni me një person interesant gjatë kësaj jave. Jeni romantikë.

    Akrepi

    Bëni para shpejt, por po aq shpejt i harxhoni të gjitha. Bëhuni pak të kujdeshëm me paratë, në mënyrë që të mos keni probleme më pas. Mos hiqni dorë nga qëllimet e parashtruara. Përmes punës mund të njihni një person interesant. Ju që jeni në lidhje, për shkak të punës, mos e lini anash partnerin.

    Nuk jeni në humor të mirë dhe energjia juaj është në rënie.

    Shigjetari

    Disa ndodhi të reja po vijnë në jetën tuaj, dhe nuk e keni idenë se si të qëndroni në hap me të gjitha. Pjesa e parë e javës nuk është shumë ideale për gjëra të reja. Ata që janë në lidhje të gjatë  do të kenë shumë pasion në lidhjen e tyre.

    Jeni aktivë, të vyer dhe keni përshtypje se gjithçka po shkon siç duhet. Keni tepricë të energjisë. Ju mungon shoqëria dhe familja.

    Bricjapi

    Jeni të tensionuar sepse nuk keni mjaft kohë për të pushuar. Jeni shumë të kënaqur me situatën financiare. Më në fund po e ndjeni se gjithçka po shkon ashtu si e keni menduar. Miqtë po ju ndihmojnë mjaft.

    Shanse për të fituar në ndonjë lojë shpërblyese. Keni kujdes në komunikacion. Nuk është javë e mirë për shoping.

    Ujori

    Po u kushtoni shumë vëmendje mendimit të të tjerëve. Mos hyni në konflikte me kolegët. Në pjesën e dytë të javës flisni me partnerin për çdo gjë që ju shqetëson. Ata që nuk janë në lidhje mund të keni disa avantura.

    Do të merrni lajme të mira nga miqtë në lidhje me një udhëtim.

    Peshqit

    Më në fund keni mundësi që të filloni çdo gjë që dëshironi. Kjo javë është shumë e mbarë për ju. Disa konflikte të vogla me parterin janë të mundshme, por do të zgjidhen lehtë, vetëm ju nevojitet që të jeni tolerantë dhe të keni mirëkuptim, më shumë se zakonisht. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!