×
  • Extra
  • Extra

    Horoskopi për ditën e sotme

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 8:35

    Dashi


    Herë pas here do gjendeni në situata të sikletshme sot dhe nuk do dini çfarë të bëni. Mërzitja do mbizotërojë në shumicën e ditës. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni me çdo kusht të ruani stabilitetin në jetën tuaj. Do bëni lëshime dhe do sakrifikoni pak lirinë tuaj në mënyrë që të arrini atë që doni. Ju beqarët, falë influencës së Hënës do përjetoni emocione të reja. Disa nga ëndrrat tuaja më në fund do të bëhen realitet. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën. Në punë do keni detyra të vështira, por kjo nuk do të thotë që të dorëzoheni menjëherë. Bëni pak më shumë kujdes nga zilia e kolegëve. Për sa iu përket financave gjendja do jetë më e qëndrueshme pasi do jeni shumë të motivuar për të bërë më të mirën.

    Demi

    Maji do ju bëjë shumë të zotët sot dhe do arrini të kontrolloni çdo gjë duke mos lënë të papritura. Do keni aftësinë të përshtateni me çdo situatë. Përmirësimi që ka filluar në jetën tuaj sentimentale do të vazhdoje edhe gjatë kësaj dite dhe të gjitha problemet që kishit do të zhduken. Kërkoni falje nëse keni bërë më parë ndonjë gabim dhe do iu falin. Ju beqarët do të ndihmoheni mjaft nga Venusi, i cili do iu bëjë të lundroni në detin e dashurisë dhe kënaqësisë. Në punë mos reagoni kuturu sepse keni për të pasur probleme me të vërtetë serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve të vjetër. Maturia në sektorin financiar do jetë shumë e domosdoshme.

    Binjaket

    Disa tronditje të vogla financiare mundet t’ua turbullojnë pak jetën gjatë kësaj dite, megjithatë nuk mund të themi se do përballeni me probleme serioze. Saturni do pushoje së influencuari në jetën tuaj në çift. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe bashkëpunimi do forcohen ndërmjet jush. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë mjaft. Mundësitë për aventura do jenë të shumta, por mund të keni edhe mundësi për lidhje serioze. Në punë do finalizoni një projekt të nisur më parë dhe do keni argumente të forta për të marrë atë që kërkoni. Financat do jenë të shkëlqyera. Bëni shpenzimet që keni planifikuar dhe shlyejini borxhet që kishit.

    Gaforrja

    Nuk do jeni shumë të butë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të tregoheni më të ashpër sesa duhet me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet mjaft. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni sepse ai që dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të provoni një dashuri të sinqertë dhe shumë të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë nuk do duroni dot që të tjerët t’iu thonë çfarë duhet të bëni dhe mund të debatoni me disa. Financat do rrezikohen ndjeshëm pasi do keni tendencë të shpenzoni pa i hedhur sytë nga buxheti që keni.

     

    Luani

    Sot do jeni të frymëzuar dhe me shumë ide të mira në mendje. Do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të bëni atë që ëndërroni aq shumë. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur edhe më shumë atmosferën. Ju beqarët do mund të gjeni gurin e çmuar, por duhet të bëni kujdes pasi ai duhet mbajtur me kujdes që të mos ‘’thyhet’’ ose që dikush tjetër të mos ua rrëmbejë nga duart. Në punë do merrni një informacion sekret që do ju ndryshojë gjithë rrjedhën e gjërave. Gjithçka ka për të qenë në favorin tuaj. Edhe për financat do jetë ditë pozitive kështu që duhet të shfrytëzoni rastin për të bërë ndonjë investim.

    Virgjëresha

    Ditë e mbushur me tension ka për të qenë kjo e sotmja në çdo fushë. Shumicën e kohës do jeni të zymtë. Nëse jeni në një lidhje mos e acaroni kot së koti partnerin tuaj duke i shkuar kundra për gjithçka. Situata mund të ndërlikohet edhe më tepër sesa ju e kishit menduar. Jeta për ju beqarët do të ndryshojë tërësisht. Mund të keni një takim interesant dhe të mrekullueshëm që duhet ta shfrytëzoni. Në punë vetëm pas shpjegimeve të qarta të disa kolegëve me përvojë do mund t’i kuptoni gjërat. Financat nuk do jenë të mira. Do doni të shpenzoni për pamjen tuaj, por kjo nuk do jetë dita më e favorshme.

    Peshorja

    Mirë është që sido të vijnë punët sot të mos nxitoheni të merrni vendime. Mos u tregoni bindës dhe dëgjojini gjithmonë propozimet e të tjerëve. Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni më të matur dhe të mos merrni vendime të pamenduara mirë. Mos e lëndoni me dorën tuaj veten. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni goxha takime, por nuk duhet të ëndërroni të pamundurën. Do jetë më keq për ju kështu që qëndroni me këmbë në tokë. Në punë do ju pëlqejë ajo që do bëni dhe do investoheni kokë e këmbë. Do ua kapin veshët kritikat që do përfliten nga kolegët dhe do bëni korrigjime. Për sa i përket planit financiar, do keni mundësi ta stabilizoni atë, madje disa do keni edhe përmirësime të ndjeshme.

    Akrepi

    Sot do ju rikthehet entuziazmi dhe dëshira për të jetuar. Në çdo moment do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara. Jeta juaj në çift nuk do përballet as me tension dhe as me debate. Kjo ditë do jetë e qetë dhe pa probleme kështu që shfrytëzojeni sa të mundni duke qëndruar pranë atij që doni. Ju beqarët nuk do keni fat. Plutoni do krijojë mundësi për takime, por mos tentoni nëse nuk doni të lëndoheni. Në punë nuk do jeni të përjashtuar nga ndonjë surprizë e keqe. Ngarkesa e madhe do ju bëjë që ndonjëherë të mos i shihni gjërat me realizëm. Buxheti më në fund do ekuilibrohet. Disa të afërm mund t’iu bëjnë edhe surpriza të cilat do iu gëzojnë pa masë.

    Shigjetari

    Do keni gjithmonë tendencë të uleni dhe të mos e acaroni atmosferën. Edhe pse e dini se keni të drejtë sërish do hapni rrugë. Ju që jeni në çift do e vendosni dashurinë tuaj para disa provave të vështira. Fatmirësisht gjithçka do kalojë me sukses dhe ju do ndiheni më të qetë. Nëse jeni ende vetëm, mundësitë për të pasur takime do të shumëfishohen. Jeni ju ata që duhet të përzgjidhni personat që iu përshtaten në perfeksion. Mos u nxitoni sepse ka kohë për gjithçka. Në punë do jeni shumë të gatshëm për të punuar në grup dhe asgjë nuk do ju ndalë për të arritur objektivat. Kolegët do jenë po aq të zotët sa ju. Për financat nuk do jetë një ditë e favorshme prandaj çdo hap duhet hedhur me kujdes.

    Bricjapi

    Gjatē kësaj dite nuk do ju mungojnë aspak idetë e mira, por duhet të jeni më të gatshëm për t’i bënë ato në zbatim. Po u hallakatët do humbisni raste të shkëlqyera. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah dhe kjo do iu nxitë të bëni disa gabime. Dita do jetë e ndërlikuar. Mos e teproni sepse do pendoheni shumë shpejt. Për ju beqarët nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Bëni edhe pak më shumë durim. Në punë do jeni disi më të motivuar. Mos ua vini veshin aspak atyre që ju kanë inat dhe shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në planin financiar sepse nuk është ky momenti i duhur. Tregohuni më të matur dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

    Ujori

    Do jeni shumë bujarë sot me të gjithë dhe do i shihni gjërat pozitivisht. Në fakt mirë është që në çdo moment të ruani pak një hije dyshimi në mënyrë që mos lëndoheni më pas. Nëse keni një lidhje Saturni do kujdeset për jetën tuaj sentimentale. Nuk do jeni më ëndërrimtarë si dikur dhe kthimi në realitet do ju bëjë mirë. Mund të zbuloni edhe një anë tjetër pozitive të partnerit që as e dinit se ai mund ta kishte. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë shumë të madhe. Në punë do i mahnitni të gjithë me vendosmërinë dhe këmbënguljen. Prezenca e Marsit tek qielli juaj do jetë goxha e dobishme për financat dhe ato do të përmirësohen. Peshqit Sot planetët do sjellin ndryshime të mëdha për ju. Do ndiheni më mirë dhe zemra do ju mbushet me optimizëm. Për u të dashuruarit, ndikimi shumë i madh i Plutonit do bëjë që të mos keni asnjë problem me partnerin. Dita do jetë euforike dhe rutina do të largohet. Herë- herë do ndiheni mjaft të lumtur. Ju beqarët do ndikoheni pozitivisht nga Urani dhe mund të keni edhe takime që do lenë mbresa. Në punë dëgjojini shefat dhe mos bëni të kundërtat e atyre që do ju kërkohen. Vetëm kështu di ecni para. Me menaxhimin e financave do tregoheni paksa indiferentë dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.

    Peshqit

    Sot planetët do sjellin ndryshime të mëdha për ju. Do ndiheni më mirë dhe zemra do ju mbushet me optimizëm. Për u të dashuruarit, ndikimi shumë i madh i Plutonit do bëjë që të mos keni asnjë problem me partnerin. Dita do jetë euforike dhe rutina do të largohet. Herë- herë do ndiheni mjaft të lumtur. Ju beqarët do ndikoheni pozitivisht nga Urani dhe mund të keni edhe takime që do lenë mbresa. Në punë dëgjojini shefat dhe mos bëni të kundërtat e atyre që do ju kërkohen. Vetëm kështu di ecni para. Me menaxhimin e financave do tregoheni paksa indiferentë dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!