×
  • Extra
  • Extra

    Horoskopi për muajin Prill: Te këto shenja do të lulëzojë dashuria

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:37

    Prilli njihet edhe si muaji i dashurisë, me çeljen e luleve dhe  rrezeve të para të diellit, të gjithë fillojmë të ndihemi në humor më të mirë, si në aspektin e punës, shëndetit e edhe dashurisë. Megjithatë për disa shenja të Horoskopit, Prilli nuk parashikohet të jetë muaji ideal në aspektin sentimental.


    Reporteri.net ju sjell parashikimin e astrologëve për muajin Prilll për secilën shenjë të Horoskopit:

    Dashi

    Në prill, të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit, mund të presin marrëdhënie stabile me personin e dashur. Do të kënaqeni në kohën e kaluar së bashku dhe nuk do t’u shqetësojë asnjë gabim i partnerit. Në këtë muaj ju do të detyroheni të merrni një vendim të rëndësishëm dhe një person i dashur do t’u ndihmojë në këtë drejtim. Jeni duke planifikuar një udhëtim të përbashkët, por gjithashtu do të keni miq të ngushtë për të shijuar së bashku në vendin e zgjedhur. Ata që janë të lirë, me sharmin e tyre do të bëjnë shumëkënd për vete, por megjithatë gjithçka do të mbetet në nivelin e flirtit.

    Demi

    Personat e lindur në shenjën e Demit që janë në lidhje dashurie do të shijojnë momente të lumtura gjatë këtij muaji, ku dashuria do të lulëzojë nga dita në ditë. Ju keni zgjidhur të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet me personin e dashur dhe tani lidhja juaj ka filluar të përparojë. Sigurohuni që në prill t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj në mënyrë që të mos ktheheni përsëri në një situatë të pafavorshme. Ata që nuk janë në lidhje në këtë kohë do të takohen me një person interesant i cili do t’i pushtojë me humor dhe qëndrim. Relaksohuni dhe kënaquni në momentet  e mrekullueshme të flirtimit dhe argëtimit.

    Binjakët

    Nëse jeni në lidhje ose të martuar, marrëdhënia juaj me gjysmën tjetër është mjaft e paqëndrueshme dhe e tensionuar. Të gjithë fajin ia hidhni partnerit edhe pse e dini se jeni bashkërisht fajtorë për gjendjen në të cilën ndodheni dhe se duhet të bartni pasojat. Por mos u shqetësoni, dashuria do të fillojë të lulëzojë sërish. Binjakët e Lirë do të fokusohen tek miqtë dhe familja këtë muaj.

    Gaforrja

    Në gjysmën e parë të muajit, në jetën e Gaforreve gjithçka stagnon. Ju do të bëni gjithçka si zakonisht dhe nuk do të ketë turbullira apo ndonjë përparim të madh. Megjithatë, gjysma e dytë e muajit prill do të jetë magjike për ju. Marrëdhënia me personin e dashur nuk do të jetë kurrë më e mirë dhe kjo do të reflektojë edhe në sjelljen tuaj. Pasionet dhe kimia mes jush dhe partnerit tuaj nuk do të mungojnë gjatë kësaj periudhe, kështu që gëzoni çdo moment që kaloni së bashku. Ata që nuk janë të martuar ose në lidhje do të lundrojnë në një romancë të re dashurie me një person që ata e njohin nga bota e biznesit.

    Luani

    Në prill, luanët do të gëzojnë me partnerin momente të mrekullueshme dhe romantike. Nëse planifikonit të nisni një jetë së bashku, të lidhni martesë, kjo është koha e duhur. Përkushtohuni maksimalisht ndaj partnerit dhe sigurohuni që në periudhën e ardhshme t’i bëni një surprizë, sepse do të jetë aq freskuese për dashurinë tuaj. Pas një periudhe të gjatë kohore, Luanët e lirë do të njohin personin që do t’i lërë pa frymë. Mos kini frikë nëse marrëdhënia juaj shkon përpara.

    Virgjëresha

    Ata që janë të martuar apo në lidhje do të përballen me keqkuptime dhe tensione në lidhjen e tyre. Megjithëse përpiqeni të qartësoni gjithçka me një ton të qetë, në disa situata kjo nuk funksionon për ju. Merrni frymë thellë dhe mendoni për arsyen e keqkuptimeve tuaja. Ndoshta është vetëm ndjenja juaj subjektive dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme.

    Peshorja

    Nëse jeni në një marrëdhënie apo martesë, mosmarrëveshjet që keni me një  person të dashur në fillim të muajit mund të rriten në një konflikt më të madh, prandaj tërhiquni në disa situata. Për shkak se qëndrimi juaj emocional është mjaft i lëkundur,  do t’u kushtoni më shumë vëmendje miqve dhe familjes. Ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar situatën dhe për të biseduar me partnerin tuaj në një ton të qetë dhe të balancuar. Ata që nuk janë në lidhje do të jenë në mëdyshje për dy persona gjatë kësaj periudhe. Mendoni me kujdes se cilin e dëshironi më shumë.

    Akrepi

    Prilli është muaji i dashurisë për të gjithë njerëzit në shenjën e Akrepit. Te pjesëtarët e kësaj shenje që kanë pasur disa mosmarrëveshje me personin e dashur në këtë muaj situata do të përmirësohet dhe  lidhja juaj emocionale me partnerin do të jetë ashtu siç keni dëshiruar gjithmonë. Është pak për t’u habitur, por relaksohuni dhe kënaquni me kohën që kaloni me të dashurin tuaj. Personat e lirë këtë muaj do të njihen me një person që do të lërë një përshtypje të fortë mbi ta, por këto shkëndija shpejt do të bëhen reciproke. Sa më shumë që e mohoni vëmendjen e këtij personi, aq më shumë ju pëlqen dhe ju përmbush.

    Shigjetari

    Prilli do të jetë shumë sfidues dhe i trazuar për të gjithë anëtarët e kësaj shenje kur është në pyetje dashuria. Ata që janë në një marrëdhënie do të kenë momente tensioni me partnerin. Megjithatë, pyesni veten nëse kjo xhelozia e të dashurit tuaj është e justifikuar dhe nëse ju mund të keni shkaktuar atë. A ka partneri juaj emocional një arsye për t’u ndier në këtë mënyrë, dhe çfarë mund të bëni për këtë? Përqendrohuni në partnerin tuaj, në marrëdhënien tuaj, dhe më pak në mjedis.

    Bricjapi 

    Personat e kësaj shenje në prill do të ndihen se marrëdhënia ose martesa e tyre është e stagnuar dhe se asgjë nuk ka ndryshuar kohët e fundit. Kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht gjë e keqe. Disa anëtarëve të kësaj shenje do t’u pëlqejë kjo gjendje sepse do të ndjejnë siguri.  Megjithatë, disa do të gjejnë problemin në këtë situatë dhe do të dëshirojnë ta zgjidhin atë. Sigurohuni që në ato momente të mos bëni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë. Për personat e lirë,  prilli është një periudhë e dashurisë, gjë që do të sjellë ndryshime në jetën tuaj.

    Ujori

    Periudha e nervozizmit dhe tensioneve është para jush. Ata që janë të martuar ose të lidhur nuk do të ketë komunikim të mirë me partnerët dhe kjo do të ju çmendë. Secila nga bisedat tuaja kalon në grindje. Mundohuni të flisni me partnerin tuaj në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë që ta kuptoni se ku qëndron problemi. Planifikoni një fundjavë të përbashkët ose udhëtim, dhe kështu zgjoni pasionin në marrëdhënien tuaj përsëri. Ata që janë të lirë do të marrin një telefonatë të papritur nga një person nga e kaluara.

    Peshqit

    Në fillim të muajit, të lindurit në këtë shenjë do të zgjidhin të gjitha mëdyshjet që i kanë munduar. Prilli është muaji i pranverës, kurse pranvera zgjon dhe dashurinë. Do të përfshiheni nga një energji e re dhe kjo do të ndikojë edhe në marrëdhënie me partnerin. Personat e lirë këtë muaj nuk do të kenë ndonjë zhvillim në rëndësishëm në fushën e dashurisë./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!