×
  • Extra
  • Extra

    Hoti ankohet: Sa herë po lypi bukë në shpi, po më thonë ta paska hangër Dritoni sendviqin

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 8:33

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti për një kohë të gjatë ishte bërë temë e debatit në rrjetet sociale sa i përket ushqimit.


    Në fakt, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kishte deklaruar se i pari i qeverisë sonë ushqimin e merr nga shtëpia dhe se nuk ushqehet në restorante.

    Madje, ai kishte zbuluar se Hoti në të shumtën e rasteve në qeveri ushqehet me sendviçe. Kjo ka bërë që dy të tilla, t’i shërbehen edhe në emisionin “Prime Time” të Kanal 10.

    “Driton Selmanaj gjithmonë ma merr gjysmën e sendviqit”, ka bërë shaka me këtë rast Hoti, i cili ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!