Bujar Muli nga Vushtrria, i cili ndryshe njihet edhe si ‘Hulku’ i Kosovës, kësaj radhe ka sfiduar vetën me shqyerjen e një libri.


Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook videon ku shihet teksa shqyen librin, shkruan Reporteri.net.

Muli duke përdorur vetëm duart e tij, e ndanë librin në dysh.

Reklamë

Ndërkohë, sfida tjetër që ia ka dhënë vetës është edhe thyerja e kungullit me grusht.

Edhe këtë sfidë Muli e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

‘Hulku’ i Kosovës është i njohur për të tilla sfida, ku më parë ai kishte mbajtur një kali në shpinë si dhe kishte tërhequr një veturë me duar. /Reporteri.net.

Reklamë