Pasi humbi një lojë në PlayStation, një 31-vjeçar nga provinca gjermane e Nordrhein-Westfalen u hodh nga ballkoni i katit të parë të një shtëpie në Willebadessen.


I riu u vizitua nga një i afërm, dhe pasi pinë një pije, sipas policisë, ata luajtën një video-lojë me futboll. Pasi humbi ndeshjen, 31 vjeçari u tërbua derisa i afërmit  i tij u përpoq ta qetësonte, transmeton Reporteri.

Mirëpo në gjendje nervoze, ai goditi kushëririn e tij, dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Reklamë

Ambulanca, arriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i riu u transportua për në spital.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë. /Reporteri.net