×
  • Extra
  • Extra

    Hyn për të grabitur, në vend të kësaj hajduti bën veprimin e paimagjinueshëm: Puth gruan e moshuar

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 15:17

    Një grua e moshuar nga Brazili i ofroi  të gjitha paratë që kishte hajdutit i cili hyri në farmaci për të grabitur.


    Sidoqoftë, ai bëri veprimin e papritur pasi nuk pranoi të merrte paratë nga gruaja e moshuar. Në vend të kësaj iu afrua dhe e puthi në ballë, transmeton Reporteri.net.

    E moshuara, e cila jeton në shtëpinë pranë farmacisë, iu afrua hajdutit dhe i tha që mund t’i merrte paratë e saj.

    Hajduti papritmas ia mbërtheu shpatullën, duke u përpjekur ta qetësonte, pastaj e puthi në ballë.

    “Jo zonjë, nuk i dua paratë tuaja”, me këto fjalë iu drejtua ai të moshuarës.

    Siç tha pronari i farmacisë, hajdutët vodhën 240 dollarë dhe disa mallra të tjera.

    Vjedhja është raportuar dhe policia po kërkon të dyshuarit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!