×
  • Extra
  • Extra

    I akuzuari që peshon 273 kg dënohet me burg në ambulancë sepse nuk mund të dërgohej në gjykatë

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 10:22

    Një tregtar i drogës u dënua në një ambulancë që ishte caktuar si sallë gjyqësore, sepse po të largohej nga vetura do të ‘rrezikohej shëndeti dhe mirëqenia e tij’, tha një gjykatës i Ohajos.


    Kirk Lenell Smith, 42 vjeç, u deklarua fajtor për trafikimin e kokainës dhe u dënua  të mërkurën jashtë gjykatës së Qarkut Hamilton. Dënimi nuk ndodhi në bankën e të akuzuarve. Smith besohet të peshojë më shumë se 272 kilogramë, transmeton Reporteri.net.

    Ai u dënua me dy vjet burg.

    Gjykatësi qëndronte në këmbë brenda ambulancës ndërsa fliste me Smithin, ndërkohë që gazetarët qëndronin buzë hyrjes.

    Smith ishte në gjendje të jepte vetëm përgjigje të shkurtra që përbëheshin nga një ose dy fjalë. Dhe kur u pyet nëse donte të bënte një deklaratë, thuhet se u përpoq por nuk mund të fliste.

    Policia bastisi shtëpinë e Smithit dhe gjeti kamera survejimi, drogë dhe armë që ai nuk i lejohej të posedonte. Ata nuk mund ta arrestonin fizikisht por i lexuan të drejtat e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!