Anmol Rodriguez u dënua përjetë qysh në moshën dy vjeçare. Ndërkohë që e ëma po e mbante në prehër, babai i hodhi acid në fytyrë. Nënën ia vrau kurse vajzën e dënoi.
Njëzet e tre vjet më vonë, Anmali jo vetëm që ka kapërcyer problemet psikologjike, por gjithashtu është bërë frymëzim për shumë gra që përjetuan një fat të ngjashëm, transmeton Reporteri.net
Ajo jeton në Mumbai, në Indinë perëndimore, ku mbledh fonde për kirurgji dhe udhëheq fondacionin Sahas për viktimat e sulmit me acid, i cili deri më tani ka ndërmjetësuar në punësimin e 20 viktimave dhe organizimin e martesave.
“E dua jetën time ashtu siç është. Unë kurrë nuk mendova se isha ndryshe. Ndoshta kjo është për shkak se, qëkur di për veten time, kam vetëm një sy dhe një lëkurë të djegur e të rrudhur”, thotë ajo.
Anmol thotë se fakti që ajo e pranoi veten ashtu siç është e ndihmoi në shtimin e vetëbesimit dhe shpresës. Kur nëna e saj vdiq, ajo u trajtua në spital për pesë vjet të gjata, ndërkohë që mjekët dhe infermierët ishin të shqetësuar për koston.
“Kur gjendja ime u përmirësua pak, ata më dhanë në një jetimore, ku më ofruan vetëm dashuri dhe mirëkuptim”, thotë ajo. Edhe pse pranon se fëmijët e tjerë fillimisht frikësoheshin nga pamja e saj, me kohë e pranuan dhe bëri shumë miq.
“Jeta jashtë jetimores ishte shumë e vështirë”, shprehet ajo.
Anmol ishte studente e shkëlqyer por drekonte vetëm dhe nuk kishte me kë të shoqërohej. “Për vajzat tjera ishte e çuditshme që unë merresha me modë dhe ndiqja trendet. Ato më shikonin dhe pyesin se çfarë ka ndodhur me fytyrën time”, thotë ajo.
https://www.instagram.com/p/BnibdgZBEX6/?utm_source=ig_embed
Pas diplomimit nga kolegji dy vjet më parë, ajo u largua nga jetimorja dhe mori me qira një apartament. Anmol punon me gra të tjera udhëheqëse dhe politikanë për të rekrutuar gra që kanë përjetuar fat të ngjashëm me të.
Ajo do të donte të bëhej modele dhe tashmë ka marrë një ofertë nga dy krijues për të reklamuar bizhuteri të tyre në Instagram.
“Shpresoj që unë do të frymëzoj gratë e tjera që janë viktima të sulmit me acid që të mos e fshehin fytyrën, por të besojnë në veten e tyre dhe me krenari të ecin nëpër jetë. Acidi mund të ndryshojë pamjen tonë të jashtme, por jo edhe shpirtin tonë. Ne jemi ende brenda të njëjtit person dhe ne duhet ta pranojmë veten tonë ashtu siç jemi”, thotë ajo. /Reporteri.net
https://www.instagram.com/p/Bqo4X1yHWZm/?utm_source=ig_embed