×
  • Extra
  • Extra

    I riu i jep veshkën vjehrrës, e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 10:35

    Pavarësisht që dashuria triumfon mbi gjithçka dhe çkado që lidhet me të dashurin ose të dashurën duket e bukur, ndonjëherë ndodhitë e hidhura prishin gjithçka.

    Një i ri meksikan që quhet Uziel Martínez ka treguar për ndjekësit e tij në TikTok se i dhuroi një veshkë nënës së të dashurës së tij por brenda një muaji gruaja e la dhe u martua me një tjetër.

    Në videon e ndarë me ndjekësit e tij ai ka treguar se pavarësisht se është ndarë nga e dashura e tij, ai nuk i mban inat dhe nuk është penduar për atë çfarë ka bërë duke dhuruar veshkën e tij. Më tej ai tregoi se është mirë me shëndet, pavarësisht se kishte vetëm një veshkë dhe nuk kishte mëri ndaj mamasë së ish-të dashurës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!