×
  • Extra
  • Extra

    I moshuari ngatërron frenat me gazin, hyn me shpejtësi në supermarket

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 8:22

    Tetë persona janë plagosur pasi një burrë 88-vjeçar shkeli aksidentalisht gazin në vend të frenave dhe hyri drejt e në një supermarket në Kaliforni.

    I moshuari që u përpoq të frenonte makinën e tij tip “Toyota Avalon” shtypi aksidentalisht gazin dhe hyri brenda supermarketit plot me njerëz.

    Policia tha se shoferi i moshuar po udhëtonte me një shpejtësi të konsiderueshme kur ngatërroi frenat me gazin dhe u fut me makinë brenda në market.

    Mes tetë të plagosurve ishte një fëmijë pesëvjeçar dhe një punonjëse e supermarketit .

    Katër nga të plagosurit u dërguan në një spital lokal pasi nuk kishin plagë të rënda.

    Pas ngjarjes shoferi nuk u arrestua pasi nuk ishte nën efektin e alkoolit apo lëndëve narktoke. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse “Toyota Avalon” ka pasur probleme mekanike në momentin që ka ndodhur aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!